Vlerësime

“Emocion i madh, auditor i jashtëzakonshëm.”

— për Elitën nga Albana Osmani

 

“Një kënaqësi dhe një angazhim serioz që meriton vlerësimin maksimal.”

— Nga Zef Bushati

 

“Respekt të veçantë për auditorin. E përjetova me emocion të veçantë çdo komunikim për problemet që u prekën. Ndjeva një dëshirë dhe mundësi për shumë angazhim për situatat që po përjetojmë. Sinqerisht ndjeva dhe mësova shumë gjëra. Vlerësim për organizatorët. Së bashku mund të ndajmë vlerat.”

— Nga Eduard Abazi

 

 

“Sot vendi ynë ka nevojë për një standart të ri, për reforma që të çojnë në zhvillimin dhe integrimin drejt BE. Por për këtë ka nevojë për një klasë politike më të përgjegjshme dhe politikanë të rinj më të angazhuar. Ndaj ishte kënaqësi të ndaja këtë ide dhe diskutim me studentët e Akademisë Profesionale Elita.”

— Nga Dritan Ylli

 

“Shansi dhe mundësia që çdo student merr falë angazhimit tuaj për  një shoqëri më të edukuar dhe zhvilluar i shërben të ardhmes së vendit. Një vend i zhvilluar ka nevojë për të rinj të mirëedukuar. Suksese në rrugëtimin tuaj, rrugëtimin drejt dijes paçka se i pafundëm është udhëtimi më i bukur në jetë.”

— Nga Klevi Pojana

 

“Ishte kënaqësi të debatoja dhe isha i kënaqur me nivelin, përgatitjen e pjesëmarrësve. Ky aktivitet është i qëlluar në krijimin e urave lidhëse në mes të shqiptarëve.”

— Nga Kushtrim Kadiu

 

“Një falenderim për ftesën dhe punën tuaj disavjeçare që keni realizuar me studentët për t’iu rritur vlerat dhe aftësitë e tyre. U ndjeva mirë dhe shumë i privilegjuar që isha pjesë e juaja. Me kënaqësi do të doja të vija përsëri.”

— Nga Muhamet Bizhga

 

“Kënaqësi e veçantë të ligjëroj me një auditor kaq profesional dhe perspektiv. Akademia është kaq e nevojshme për zhvillimet e mëtejshme në Kosovë. Komplimente për Akademinë Elita. Unë do të jem në shërbimin tuaj në perspektivat akademike.”

— Nga Driton Qehaja

“Falenderoj Akademinë Elita për mundësinë e shkëmbimit të ideve me studentët e saj.”

— Nga Erald Hasanaj

 

“Me shumë kënaqësi përpara jush por mbi të gjitha me shumë përgjegjësi, shpresoj të keni qënë burim force dhe vullneti për karrierën tuaj dhe të qënit të vlefshëm për shoqërinë shqiptare.”

— Nga Herida Duro

“Ishte kënaqësi të isha pjesë e kësaj audience.”

— Nga Eduart Grucaj

 

“Kënaqësi shpirtërore të jesh pjesë e Akademisë Elita. Sot kam marrë një energji pozitive nga njerëz që falnin buzëqeshje. Faleminderit Akademisë.”

— Nga Klodiana Toptani

 

 

“Energjia që mora sot nuk krahasohet në asnjë moment me atë që dhash. Ju falenderoj pafund për ftesën  dhe uroj për një bashkëpunim afatgjatë.”

— Nga Fabjola Beleku