Lidership-Prishtinë

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Lidershipit” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë,shoqëri civile si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e pjesmarrësve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në rajon.

Në shkollën tonë profesionale degën e Lidershipit mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar një Universitet ose janë në vazhdim të tij dhe kërkojnë të marrin një kualifikim shtesë siç është ai i “Lidershipit”. Duke qënë se akademia është arsim profesional  në këtë degë mund të marrin pjesë dhe individët të cilët nuk kanë një arsimim tjetër por të cilët janë mbi 18 vjec.