Kushtet e akademisë Elita

[ld_fancy_heading split_type=”chars, words” ca_init_scale_x=”1″ ca_init_scale_y=”1″ ca_init_scale_z=”1″ ca_init_opacity=”0″ ca_an_scale_x=”1″ ca_an_scale_y=”1″ ca_an_scale_z=”1″ ca_an_opacity=”1″ use_custom_fonts_title=”true” enable_split=”true” color=”rgb(255, 255, 255)” ca_init_translate_y=”20″ ca_init_rotate_z=”9″ ls=”-0.02em” fw=”700″ delay=”35″ duration=”1200″ fs=”48px”]Të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve[/ld_fancy_heading][ld_spacer height=”80px”]

 

1.Studenti ka të drejtë të ndjekë akademinë dhe të gjitha veprimataritë e tjera mësimore por dhe praktike në klasë ose online.

2.Të përfitoj nga procesi mësimor dhe të certifikohet pasi të plotesojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor të akademisë.

3.Të jetë pjesë e regjistrit të liderave të degës “Menaxhim Biznesi” dhe të tejcojë diturinë dhe njohuritë që ai/ajo ka marrë te publiku i gjerë në emër të akademisë.

4.Të pajiset me vërtetim që vazhdon Akademinë Profesionale Elita, në degën përkatëse sa herë që kërkohet .

5.Të pajiset me vërtetim që ka mbaruar Akademinë Profesionale Elita, në degën përkatëse sa herë që kërkohet .

6.Të njohë rregullat e akademisë dhe detyrimet e tij , të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga rregullorja e akademisë.

7.Të shlyej të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve si dhe të praktikës. Ti kushtojë vëmendjen e duhur anës teorike dhe të marrë pjesë në veprimtarinë praktike të akademisë.

8.Të paguaj tarifën e plotë të regjistrimit.

9.Te realizoj provimin e deges.

10.Pjesëmarrësit i sigurohen kushte normale dhe komode për mesim,edukim dhe aktivitete të sigurta të çdo lloji.

11.Pjesëmarrësi duhet të paraqitet në ambientet e akademisë pesë minuta para fillimit të mësimit kur do vijnë në klas për të ndjekur mësimin.

12.Pjesëmarrësi duhet të paraqitet në ambientet e akademisë me veshje të rregullt dmth:

 -Për femrat nuk lejohen të vijnë me shapka, kanatjere apo funde shumë të shkurtra, etj.

 -Për meshkujt nuk lejohen pantallonat e shkurtra, kanatjeret, shapka, etj.

 -Për të gjithë studentet nuk duhet të paraqiten në leksion dhe praktikë me tuta ose veshje jo të përshtatshme.

13.Çdo pjesëmarrës duhet të respektojë pedagoget dhe koordinatoret e akademisë.

14.Kur ka të ftuar studenti merr leje për të folur dhe kur i jepet leja çohet në këmbë, prezantohet dhe drejton pyetjen përkatëse.

15.Studenti mund të skualifikohet nga akademia edhe në raste kur shihet e arsyeshme nga bordi drejtues,kur bie ndesh me frymën dhe politikat e akademisë.

16.Për thyerje të kësaj rregullore ose të kontratës për ndjekjen e studimeve merren masa: -pezullim nga mësimi me një ditë, vërejtje, paralajmërim për përjashtim nga akademia dhe përjashtim nga akademia. Masën për pezullim nga mësimi me 1 ditë merret nga pedagogu  që jep leksionin. Masën e vërejtjes e merr sekretariati. Masën për paralajmërim për përjashtim dhe masën përjashtim nga akademia e merr bordi drejtues i akademisë ose drejtoria.

17.Për çdo paqartësi apo për pika të tjera mund të drejtoheni pranë koordinatores të akademisë Kostalda Visha.