Dega Administrim – Intensiv

Të gjithë degës e Akademisë Profesionale Elita janë të licensuara.

Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore, përkatësisht “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit, financiereve, etj. Departamenti “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë si edhe në administraten publike dhe departamenti i “Elitës Juridike” ku konsiston në përgatitjen e studentëve në fushën e ligjit.

Kjo lloj shkolle është unike në llojin e vetë në Shqipëri.

Në shkollën tonë profesionale mund të marrin pjesë të gjithë individët të cilët kanë mbaruar vetëm gjimnazin, individë që kanë mbaruar një Universitet dhe kërkojnë të marrin një profesion tjetër siç është ai i menaxherit të biznesit apo edhe individë që kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik por duan të zhvillohen e praktikohen më shumë në fushën e financës.